Lajme
Parashikimi i motit/ Çfarë pritet në orët e pasdites dhe ditën e hënë
Reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në terrenet malore do të jenë në formë dëbore. Është ky parashikimi për morin nga Instituti i Gjeoshkencave, ndërsa ka një rritje të lehtë të temperaturave në zonat bregdetare dhe ato të ulëta.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) priten reshje të dobëta deri lokalisht të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve priten sot pasdite. Në zonën Lindore të vendit dhe në terrenet malore, në përgjithësi, reshjet do jenë në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 15 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.