Lajme

Parkimi me pagesë edhe në periferi të Tiranës, banorët kundër: Është e padrejtë, Veliaj do lekë kudo!

Posted on

Sërish qytetarët e Tiranës janë kundër një vendimi të marrë nga Bashkia. Kësaj here i referohemi parkimit të automjeteve, ku theksohet se tanimë do të bëhet me pagesë edhe në zonën C të qytetit.

Banorët në zonat periferike ankohen për këtë vendim dhe theksojnë se është e padrejtë.

Rruga “Migjeni” në Yzberisht është një nga zonat që i është shtuar hartës së parkimit me pagesë.

Qytetarët e konsiderojnë si zhvatje nga bashkia këtë vendim dhe nuk lënë edhe pa akuzuar krybashkiakun Erion Veliaj.

Ja si shprehen ata:

Parkimi është shumë problem në këtë zonë, sepse edhe pallatet nuk kanë.
Nuk është e drejtë, akoma nuk është bërë urbanizimi. Erjon Veliaj është Erjon Veliaj, nuk kemi çfarë i bëjmë, ka edhe gurin edhe arrën në dorë.
Është e padrejtë, është vend i banuar.
200 lekë ora është e tepërt.
Erjon Veliaj do lekë kudo, çfarë të bëjmë?

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte