Lajme

Pas 27 vitesh martesë dhe dy fëmijëve, prezantuesi i njohur: Jam g ay

Posted on

Prezantuesi i njohur britanik Phillip Schofield ka bërë me dije se është ga y. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi mjaft emocionues në Instagram. Ai tregon se ka kuptuar prej pak kohësh këtë orientim të tijin se ksual.

Schofield bën me dije se ka pasur mbështetjen e të shoqes dhe të të bijave. Në shkrim thotë se mes pjesëtarëve të familjes ka pasur disa biseda të ngrohta dhe mirëkuptuese.

Credit: Instagram

Prezantuesi shprehet

Jam martuar me Steph për rreth 27 vite dhe kemi rritur bashkë dy vajza shumë të bukura, Molly dhe Ruby. Familja më ka ndenjur shumë pranë. Ato janë munduar të më inkurajojnë dhe të më mbushin me mirësi e dashuri, pavarësisht hutimit të tyre. Kam kaluar disa momente shumë të errëta dhe ende nuk më zë gjumi.
Phillip Schofield with his wife Stephanie Lowe in 2015. Credit: PA Konflikti në botën time të brendshme është shumë në kontrast me botën e jashtme, e cila ka ndryshuar shumë dhe për mirë. Në ditët e sotme, të jesh g ay është një arsye më shumë për të festuar dhe për të qenë krenar. Po, ndiej akoma dhimbje dhe hutim, por kjo vjen për shkak të vuajtjes që po i shkaktoj familjes time. Steph ka qenë e mrekullueshme. E dua shumë atë. Ajo është shpirti më i pastër që kam takuar ndojëherë. Vajzat po më tregojnë dashurinë e tyre, më përqafojnë dhe më inkurajojnë pafund me fjalë”.
Ai e mbyll shkrimin e tij duke kërkuar që kushdo të jetë i sjellshëm, veçanërisht me fjalët kundrejt familjes së tij, në këtë moment kritik.

File photo dated 20/12/15 of Philip Schofield and wife Stephanie Lowe arrive at the wedding of Christine Bleakley and Frank Lampard at St Paul’s Church in Knightsbridge, London. Phillip Schofield has said he is “coming to terms with the fact I am gay” in a statement on Instagram.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte