Lajme
Pas ‘I love Tropoja’, Ermal Mamaqi rikthehet në TV Klan me një prodhim të ri
“I love Tropoja” prej kohësh tashmë përmendet kudo. Në çdo shtëpi, lokal, bisedë mes miqsh dëgjohet pyetja: “A e bletë biletën?”. Filmi i cili do të ketë premierën në 29 Janar e do të shfaqet për dy javë rresht në Pallatin e Kongreseve, po bën namin me shitje biletash dhe publiku po e pret me padurim.
Ermali për këtë projekt gjigant, për të cilin ka investuar më shumë se 700 mijë euro, ka vendosur të sjellë një dokumentar. Me anë të një postimi në Instagram producenti dhe regjisori njofton se së shpejti në TV Klan do të shfaqet dokumentari ku do të shohim si u realizua “I love Tropoja”.
Ky dokumentar me skenar të Klaudia Brahimaj, njëkohësisht skenariste në filmin ‘I love Tropoja’, do të na zbulojë më shumë si janë xhiruar skenat, çfarë ka ndodhur në prapaskenë, do të zbulohen të gjithë gafat, skenat që janë prerë nga filmi, historitë me gallatë të ndodhur gjatë xhirimeve. Gjithashtu në këtë dokumentar aktorët do vijnë në një intervistë ekskluzive./Xing.al