Lajme
Pas lajmeve fallco për filmin, flet Arjola: Njerëz të dështuar e të dëshpëruar
Arjola Demiri, aktorja protagoniste në filmin e vitit “I love Tropoja”, ka reaguar ashpër ndaj lajmeve të pavërteta që janë përhapur këto ditë. Në një intervistë për “Gazeta shqiptare”, Arjola shprehet se personat që përhapin lajme të tilla kërkojnë të faktorizohen nga hiçi dhe i quan të dështuar.
“Për cilët kritikë po flisni? Për njerëz të dështuar e të dëshpëruar që kërkojnë të faktorizohen nga hiçi. E për këtë prapë kemi fjalë të arta ne nga vendlindja jonë: “Gomari edhe pse ven shalë nuk bëhet dot kalë, ai ngelet prapë gomar jo për shalë por për samar”. Besoj u shpjegova, sepse nuk dua ti bëj reklamë të paatorizuar firmës së falimentuar “Futja kot shpk”, shprehet Arjola.