Lajme
Pas lajmeve të bujshme, Tuna dhe Patrisi konfirmojnë ndarjen?
Prej ditësh Tuna dhe Patris Berisha janë përfolur për një ndarje të mundshme. Gjithçka filloi kur këngëtarja hoqi mbiemrin “Berisha” nga profili i saj i Instagramit dhe së fundmi dyshimet janë shtuar akoma më shumë.
Dyshja nuk e uruar njëri-tjetrin në ditën e të dashuruarve, ndonëse janë treguar mjaft aktiv në rrjete sociale. Patrisi përmes një postimi ka treguar se Shën Valentinin e ka kaluar me të birin, Tianin.
Deri diku kjo nuk është asgjë se fundja jo të gjithë i pëlqejnë urimet në rrjete sociale por detaji që sikur ka konfirmuar ndarjen mes tyre, është fakti se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.