Lajme
“Për kishë t’Laçit s’bëra gjë”/ I riu nga Lezha kapet “mat” duke vje dhur, pronari: Nuk është hera e parë
Një grabitje e kapur në flagrancë ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një i ri, është kapur “mat” në ambientet e një godine në fshatin Barbulloj të Lezhës, ku mendohej se kishte hyrë për të vj edhur. Ai është kapur nga pronari, i cili edhe e ka filmuar momentin.
Në pamjet e mbërritura shihet sesi pronari vendos ta mbajë brenda ndërtesës hajdutin, i cili mohon se ka hyrë për të vjedhur, derisa ai të njoftojë babain e tij ose në vendngjarje të mbërrijë policia.
Hajduti i frikësuar nga kapja në flagrancë, shprehet se ka hyrë në ndërtesë, pasi ka parë një masë elektrike pranë dritares dhe kjo e ka shqetësuar.
Ai fillon të betohet se nuk ka bërë asgjë, mirëpo është e çuditshme prania e tij brenda, madje edhe justifikimi mbi masën elektrike. Në fund, ai kërkon të dalë me forcë nga dritarja, por e ka të pamundur, pasi nuk lejohet nga dy personat, të cilët e kanë kapur në flagrancë.
Qytetari i cili ka dërguar videon shprehet se nuk është hera e parë që ky hajdut kapet duke vjedhur, por mosha e tij e vogël e ka penguar pronarin që ta denoncojë në polici.
Qytetari shprehet:
Filmohet një hajdut ne Barbulluj te Lezhes, i cili ishte hajdut i vogel por manipulues i madh dhe nuk eshte hera e parë qe kapet duke vjdhur. Nuk u arrestua pasi komshiu nu e denoncoi se eshte i vogel ne moshe.”
“Për kish t’Laçit s’bëra gjë”/ I riu nga Lezha kapet mat duke vjedhur, pronari: Nuk është hera e parë on Vidnews.