Lajme

Për kushërirën që hum bi je tën, Aurela tregon historinë e trishtë pas këngës së saj të re

Posted on

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ka publikuar së fundmi një këngë kryevepër të titulluar “Veten dua gjallë”. Kënga i dedikohet një fenomeni shqetësues në shoqëri, siç është dhu na në familje. Në videoklip ajo shihet duke luajtur rolin e një gruaje që dhu nohet nga bashkëshorti dhe në fund për të shpëtuar veten e saj, largohet nga ai.

E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” në TV Klan, Aurela ka treguar historinë që fshihet pas këngës “Veten dua gjallë”. Ajo ka treguar se kënga i dedikohet kushërirës së saj, e cila pas një martese të gjatë me dy fëmijë dhe pas një dhu ne të vazhdueshme nuk arriti të largohej për të shpëtuar veten dhe pavarësisht gjithë ndihmës që mori nga familja, ajo hum bi je tën.

“Mund të them që kam në familjen time një fatkeqësi të tillë. Kushërira ime, mund të them se i kushtohet asaj, sepse mbas një martese të gjatë me dy fëmijë, mbas një dhu ne të vazhdueshme ajo nuk arriti dot të thoshte unë dua veten time gjallë. Nuk ja arriti dot atë gjë me veten e saj, me gjithë ndihmën që i dha familja dhe ajo është një nga ato gra që hum bi je tën. Mos mendojnë njerëzit se unë jam këtu sot sepse unë jam thjesht vajzë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë jo, jo, unë vlej. Nuk bëhesh rastësisht e fortë”, tregoi Aurela.

Burimi: “tvklan.al”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte