Lajme
Përgjimet/ Pazaret e trafi kantëve për tokat me ha shash: 10% i japim policisë!
Policia e konsideroi si një arritje të madhe arrestimin e 27-vjeçarit, Bajram Hidri, por po të hapet dosja e të riut nuk rezulton aspak kështu. Madje, historia e tij do i referohej pikërisht dështimit të policisë për goditjen e kultivimit të dr ogës në vend.
Disa detaje dhe përgjime të forta janë zbardhur nga “gazetasi.al” në lidhje me këtë ngjarje.
Ndonëse Hidri u dërgua në mungesë para Gjykatës së Kri meve të Rënda edhe për grup të strukturuar kri minal, prokuroria nuk mundi dot që të provonte ekzistencën e një grupi të strukturuar. Pavarësisht se nën akuzë gjatë 2016-ës u vendosën 10 shtetas, në përfundim ata u dënuan vetëm për kultivim dr og e, ashtu si edhe 27-vjeçari, që gjatë këtij megaprocesi u shpall i pafajshëm për akuzën tjetër atë të grupit kri minal. Gazeta “Si” zbardh detaje dhe përgjime të dosjes së ha shashit të kultivuar në veri të vendit, ku flitet për mijëra rrënjë kanabis, biznesmenë e policë.
Hashashi në Kurbin u zbulua nga një banor, policia nuk dinte gjë
Çështja ku del në pah edhe emri i Hidrit ka nisur nga kallëzimi i një qytetari, thonë burime të sigurta të Gazetës “Si”, pranë policisë së Kurbinit. Dhe pikërisht siç tregojnë dokumentet pas denoncimit të S. Ndocit, se në tokën e tij në Selitë dhe në tokat për rreth ishte mbjellë ha shash, prokuroria ka regjistruar në 2016 procedimin me numër 256. Qytetari që ka konstatuar faktin është ankuar, pasi sipas tij jo vetëm i kishin zënë tokat, por ai dyshonte se këtë kri m e kishin bërë disa persona të organizuar.
Pas këtij momenti, dosja disponon ilustron procedim pas procedimi se si prokuroria ka bashkuar disa subjekte edhe më herët nën hetim, duke e bashkuar shqetësimin për ha shashin në Kurbin dhe rrethinat e saj në një të vetme. Nga kjo megadosje ku është synuar të zbërthehej se çfarë kishte ndodhur me mbjelljen e kanabisit në malet e Kurbinit, u veçuan disa policë zonalë dhe shumë emra të tjerë që u përcollën për kompetencë në prokurorinë e rrethit thuhet më tej në fashikull, ndërsa kësaj site nuk i shpëtuan 10 emrat e dosjes ku gjendej edhe Hidri, të cilët akuza i konsideroi një grup.
Ha shash paska pasur dhe me dynymë madje!
Është shtator 2016 dhe pikërisht koha kur policia publikonte fare pak të dhëna për operacionet antikanabis, si një mënyrë për të treguar se ha shash nuk kishte. Por në të vërtetë në Kurbin, ishte koha e vjeljes së ha shashit, e tharjes dhe e përgatitjes së bohçeve. Në 15 aksione të zhvilluara në këtë zonë që referohen në dosjen “Kurbini” renditen si rrethana fakti nëntë parcelat e asgjësuara në fshatin Selitë. Të nesërmen e datës 21 shtator, aksioni ka vazhduar sërish në të njëjtin fshat ku u asgjësuan fusha të tjera të mbjella, gjithsej 1038 rrënjë.
Në të njëjtën ditë në fshatin Vinjollë, policia bllokoi 69 kg kanabis të vjelur, ndërsa tri ditë më pas u rikthye dhe asgjësoi në një zonë të pyllëzuar edhe 70 rrënjë të tjera. Ditë pas dite në të njëjtën periudhë vazhdoi e njëjta situatë, në fshatin Vinjollë u korrën nga policia 3720 rrënjë, më tej në fshatin Gallatë tre parcela, në datën 1 tetor në fshatin Shpërdhetë katër parcela, policia rikthehet sërish në fshatin Vinjollë dhe në një stan gjen 140 rrënjë që ishin prerë dhe po thaheshin. Më tej edhe në stanin e Dashit po në Vinjollë të Kurbinit u gjetën 230 rrënjë kanabis,18 mijë të tjera të varura për t’u tharë.
Prokuroria thotë: Në atë kohë bimët narkotike të konstatuara në gjendje të mbjellë ose në proces tharjeje në male janë rezultat i organizimit në një formë të veçantë bashkëpunimi mes dhjetë të pandehurve. Siç bëhet me dije në fashikullin që Gazeta “Si” po e zbardh ekskluzivisht të akuzuarit Lavdim Nelaj, Lefter Nelaj dhe Bledar Baboci kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin, ndërsa Elton Haxhiu, Bajram Hidri dhe Ha shim Nelaj i kanë nipër (edhe atë të akuzuar në proces). Si person kryesor dhe financues Prokuroria e Kr imeve të Rënda këmbënguli se ishte shtetasi Lefter Nelaj sa kohë përgjimet tregojnë se gjatë një bisede me telefon Lefteri pyet “A u lodhët” dhe i pandehuri Astrit përgjigjet “na duhen rripa me i lidh“ ( për të mbajtur drejtimin e bimëve).
Nelaj vlerësohet si biznesmeni që mbajti kontakte dhe lidhje me policët lokalë në malësinë e Kurbinit, një çështje që u nda, por që asnjëherë nuk u provua dhe asnjëherë nuk iu shkua deri në fund nga akuza. Por prokuroria vlerëson se edhe i akuzuari tjetër, Lavdim Neziri ka rol dominues në grupin kr iminal ndonëse ai gjatë këtij aktiviteti nuk është fare në Shqipëri. Për këtë sillet biseda telefonike mes dy vëllezërve Lavdim Neziri Nelaj dhe Lefter Nelaj. Siç kuptohet dy vëllezërit debatojnë në telefon, teksa Lavdimi (Ladi) i kërkon llogari vëllait tjetër se përse nuk qëndron në krye të punës (pra të vrojtojë dhe ruajë bimën).
Është gusht 2019.
Ladi: Or ti djalë a ke marrë një punë përsipër? Të kam pyetur që në fillim, o Lefter a mund rrish a s’mund të rrish. Njëherë më prishe me shokët për fajet e tua, u prishën njëherë, shkoi dam, e hëngrën dam, e hëngrën dhitë, lopët delet, s’tha kush gjë, s’ta thashë një gjysmë fjalë Lefter. Tashti don me m’prish prapë me shokët, se unë nuk e kam vetëm. Ore ti djalë, a të dal me lekë kafeje unë? A të paguaj vetëm shpenzimet e tua në fund unë, një milionë u pagua stani, dy milionë je tu çu ata, tre milionë paguaj vetëm shpenzimet e tua, tre milionë kam tjetrin, njëmijë i hupe atje në krahë tjetër, o Lefter a janë të dame këto o Lefter..? A janë lekë këto o Lefter?
Ça kam për të vënë unë në fund? A të dal zero unë, në fund të marr lekët e mia? A i marr a si marr edhe të miat? A vetëm për qato do punojmë? Lefter ti kujton se nuk i sjell në mendje unë këto? Ti jo terma jo terposhtë, të kam pyetur jo një herë, të kam pyetur 50 herë. O Lefter a ka për të ndenj atje a të bie dikë tjetër o djalë? Në rast se ti ke nejt më shumë se katër ditë pra, mua s’më zbardh drita .. temal teposhtë ti.. a e di se ka shpenzime or ti? Nuk ke pse me e marr makinën me zbrit temal teposhtë, e din gjithë katundi….. a don me dal rrujt e qeth???
Ndërkohë, Lefteri shfaqet në bisedë teksa rregullon në vendin e quajtur Stani jonë për të pandehurin Astrit, të cilit i krijon kushte si gjenerator, si edhe siguron ushqime për punëtorët apo edhe punon vetë me ta. Në këtë moment në përgjimet që Gazeta “Si” disponon, shfaqet një bisedë mes Alban Gjergjit dhe Lefterit, i cili në datën 7 gusht e njofton se nga lidhjet e tij me policinë kishte marrë vesh se në ditët në vijim ATA do vijnë. Gjergji i thotë se “ata i kishin thënë se me përzgjedhje do bëheshin asgjësime dr oge”.
Gjergji: Dijeni tha se kjo gja merr fund në qoftë se ju nuk keni mbrojtje, domethënë se ka folur direkt me burrin e huaj, atë nën drejtorin domethënë.
Katër orë më vonë dy burrat bisedojnë sërish për të gjetur një zgjidhje se si do ta siguronin paprekshmërinë e parcelave me dro gë. Gjergji merr përsipër dhe propozon: shkojmë e takojmë vetë burrin e huaj, ta takojmë vetë e të garantohem vetë”. Në këtë valë shqetësimesh edhe i pandehuri tjetër Baboci flet me Lefterin, duke e qetësuar “ky thotë unë e kam rregulluar, se filloi t’u më bërtit me të madhe”.
Sa kushton policia?
Përgjimet bëhen akoma më të rënda mes të akuzuarve pikërisht në momentin kur ata flasin për pagesën që duhet t’u japin punonjësve të Policisë së Shtetit për garantimin e parcelave. Vazhdon të jetë gusht 2016 , kultivuesit dhe tr afikantët janë të shqetësuar se policia do asgjësonte dro gë sipas preferencave, ndaj Luftar Nelaj flet i shqetësuar me Bujar Hidrin. Në dosjen ekskluzive që Gazeta “Si’ po rikthen kohën e ha shashit, Bajram Hidri pyet:
Hidri: Ej sa i ke thënë Sandit ti me i dhënë në dorë?
I akuzuari Luftar përgjigjet:
Luftar: Tre… ndërsa pjesën tjetër një 10 për qind ia japim në fund kur të mbarojë punën.