Lajme

Pesë gjëra për koronavirusin që do ju befasojnë

Posted on

Frika nga koronavirusi ka bërë që shumë njerëz të mos ndjehen të sigurt. A është vërtet kaq i rrezikshëm? Gazeta BILD bisedoi me ekspertin, doktor Johannes Wimmer.

A janë fëmijët më të rrezikuar?

JO! Duket sikur kemi fat të madh. Për fëmijët gjërat shkojnë shumë mirë. Ata mund ta mbajnë virusin dhe ta transmetojnë te të tjerët, por nuk kanë probleme të rënda. Ky është një lajm shumë i mirë.

Nëse kaloj njëherë koronavirusin, a bëhem imun?

JO! Është njësoj si me gripin. Viruset ndryshojnë vazhdimisht, këtë gjë bën edhe koronavirusi. Nëse kam këtë vit koronavirus, mund ta kem edhe vitin që vjen. Tjetër gjë është nëse e kam kaluar para pak javësh- viruset nuk ndryshojnë kaq shpejt.

A mund të sëmurem edhe nga gripi, edhe nga koronavirusi?

PO! Nëse jam sëmurë rëndë nga gripi, trupi im është dobësuar dhe ky është një faktor rreziku. Kjo është një para-sëmu ndje. Pacientët me sistem të dobët imunitar mund të rrezikojnë jetën nga një infeksion.

A mund të kalojë te kafshët shtëpiake?

PO! Virusi vjen nga kafshët, kalon te njerëzit dhe më pas nga njerëzit te njerëzit. Në Kinë ka pasur një rast kur një pacient me koronavirus, kishte një qen që e kishte virusin në trup. Qeni nuk ishte i sëmurë megjithatë. Nuk mund të thuhet nëse kafshët me koronavirus duhet të karantinohen.

A mund ta kesh koronavirusin edhe nëse nuk ke simptoma?

PO! Kërkimet e bëra në Berlin dhe Mynih tregojnë se disa pacientë asimptomatikë e kanë virusin në mukozën e hundës. Ata mund ta transmetojnë këtë virus. Shkencëtarët thonë se disa njerëz e mbajnë virusin brenda pa shfaqur simptoma.

© SYRI.net

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte