Lajme

Petrit Malaj i ndodh dicka me te vertete e turpshme ne autobusin e Unazes, me keto lloje njerezish vendi nuk do te ece kurre perpara

Posted on

Dekani i fakultetit të artit skenik, aktori i njohur Petrit Malaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar një ngjarje aspak e këndshme që i ndodhi mbrëmjen e djeshme në një ndër urbanët e linjës të kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera “Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!

Mora rrugën e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe pro. blemit të madh të parkimit.

Në autobus kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20:30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre.

U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis dëgjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot.

Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte.

Ishte fatorino i autobusit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përsëri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte një i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër.

Por ishte njeri. Fatorino e ofe. ndonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme,po më binte qielli mbi kokë!!

Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga raca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy.Turp.

Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë, por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt.

Atëherë nuk durova dot.

Ju afrova e me zë të lartë i thashë:

Turp.100 herë turp,të të vijë!!

Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë!

Mua më vjen turp,nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp,që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!

Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja

Kisha nevojë për ajër.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte