CoVid-19
Pipero: Kjo javë është piku i pandemisë, ja kur mund të fillojë të bjerë numri i rasteve
Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ishte ditën e sotme në një lidhje direkte me Skype për “News24”. Ai ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi në vend dhe kur është e mundur të ulen rastet.
Pipero është shprehur se kjo javë mendohet të jetë piku i pandemisë në Shqipëri, ndërsa në javën e tretë të Prillit numri i rasteve pritet të bjerë.
“E kemi përballuar më së miri deri tani, besoj kështu do shkojë. Besoj që kjo javë do jetë java që tek ne duhet të arrijë pikun, pra numrin e rasteve të reja me koronavirus. Java tjetër do vijojë me këto nivele po me një sheshpushim, pra jo në rritje, dhe une besoj që në fillim të javës së tretë të prillit, numri i rasteve do bjerë”, është shprehur mjeku.
Ai ka theksuar se situata e krijuar nga Koronavirusi në Shqipëri po përballohet me përkushtim dhe profesionalizëm.