Lajme

Plasi më keq/ Keisi shp ërtheu ndaj Rozës, Stresi reagon dhe mbron moderatoren

Posted on

Reperi i suksesshëm e që po bën namin me hite, Stresi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Why not”, ku foli për karrierën e tij të gjatë artistike dhe jetën private. Gjatë emisionit, Stresi dhe Roza realizuan një skeç ku inskenuan skenën e arrestimit të reperit. Ky skeç nuk u prit aspak mirë nga ish partnerja e Stresit, Keisi e cila shpërtheu ashpër ndaj Rozës.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi.

Pas kësaj deklarate, Stresi reagoi me një postim në Instagram duke i thënë Rozës bravo.

“Pse merziteni? Ju keni dal te nderuar nga ky emision. Dhe une gjithashtu kam dal shume i paster nga kjo ironi.
Show eshte Show. Gjithmone vipat e hajn kafshaten me te forte. Taksa qe paguajme ne te famshmit, eshte gjithmone thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithe kto shushunjat qe per nje miresjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje”, shkruan Stresi.

Ndërsa Roza deklaroi se do të flasë nesër për këtë çështje.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte