Lajme

Plot emocione, Arian Çani fton të bijën në emision për herë të parë

Posted on

Një e ftuar e vecantë ka shkelur mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ‘Zonë e lirë’. Për herë të parë, drejtuesi i emisionit, Arian Çani, kishte ftuar të bijën, Joanën.

Vogëlushja ndodhej në studio si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”. Shfaqja do të vihet në skenën e ‘ArTurbina’.

I emocionuar duke e parë në rolin e aktores, Çani zbuloi se Joana ishte e bija e tij. “Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione”, u shpreh ai. Ndërkohë Joana u shpreh se ato janë familje. “Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika”, ka vazhduar Ariani.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte