Lajme
‘Po më merr gruaja xhiro’, Arjola mban mbi shpinë Xhodën dhe u shkrimë (Video)
Arjola Demiri dhe Irgen Çela ndodhen në Zvicër, ku ditën e djeshme u mbajt premiera e filmit më të komentuar të momentit “I love Tropoja”. Së fundmi dyshja kanë publikuar një video epike në profilet e tyre të Instagramit, e cila është pritur me shumë të qeshura nga ndjekësit.
Në videon në fjalë, Arjola po mban në shpinë Xhodën dhe ky dëgjohet teksa thotë: “Më ka marrë gruaja xhiro”. Më pas është Xhoda ai që ka mbajtur Arjolën dhe të qeshurat nuk kanë fund!
“Çifti i lumtur për muaj mjalti në Zvicër”, ka shkruar Xhoda krahas videos. Ndërkohë e njëjta video është publikuar dhe nga Arjola, e cila shkruan “Pas muajit të mjaltit kthehemi në Portokalli me 1 mars”.