Lajme
“Po na gërvisht çdo natë makinat”, qytetari nga Tirana thirrje autorit: Hiq dorë nga ky gjest!
Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania këtë mbrëmje.
Një qytetar ka treguar se disa banorë që jetojnë në rrugën Çerçiz Topulli në Tiranë, po përballen me një fenomen të paprecedentë.
Ai shprehet se një person i paidentifikuar iu ka gërvishtur thuajse çdo natë makinat e parkuara poshtë pallatit.
Sipas tij, vetëm sot në mëngjes janë gjetur 10 automjete të gërvishtura në të njëjtin vend, mbi kofano.
Ai shpreson që autori i gërvishtjeve të makinës ta lexojë shqetësimin e banorëve të kësaj zone dhe të heqë dorë nga ky gjest i ulët.
Mesazhi i plotë:
Prsh joq po ju shkruaj per nje shqetesim i cili eshte kthyer shume problematik per disa banore te rruges Çerçiz Topulli ne tirane. Eshte dikushi qe po na gervisht pothujse cdo nate te gjitha makinat e parkuara posht pallatit. Shpresoj qe nepermjet faqes tuaj personi ne fjale ta lexoje shqetesimin tone dhe te heq dore nga ky xhest i cili shkakton deme tek makinat e banoreve qe parkojne posht pallatit te tyre. Mbi 10 makina ishin sot te gervishtura ne te njejtin vend “kofen”. Nuk e kemi filmuar dot se nuk ka kamera, prandaj e ben. Faleminderit nese e postoni.”