Lajme
Po raportonte lajmin për rritjen e pensioneve, spikerja ja plas të qeshurës pa pushim
Një gazetare ruse ka qeshur me lot gjatë transmetimit të lajmeve dhe video e saj po bën xhiron e rrjetit. Aleksandra Novikova po raportonte lajmin për rritjen e pensioneve kur ndodhi ky moment.
Gazetarja nuk mundi ta përmbante veten kur lexoi lajmin për një rritje të përfitimeve që do të sigurojnë personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës, me një rritje në 1.500 rubla (23 dollarë), nga të cilat 900 mund të përdoren për ilaçe, 137 për një qendër shëndetësore dhe pjesa tjetër (363 rubla, ose 5.60 dollarë) për transportin.
Pasi lexoi lajmin, Novikova ia plasi të qeshurës kur përmendi kostot e udhëtimit. Ajo qeshi përreth një minutë dhe më pas u mundua që të qetësohej.