Ushqime
Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të shëndetshme?
Përhapja e gripeve dhe virozave ka shtuar nevojën e gjetjes së metodave sa më natyrale dhe efikase në parandalimin dhe trajtimin e këtyre problemeve.
Krahas higjienës, që ndihmon në parandalimin e përhapjes së virozave, një rëndësi të madhe ka padyshim ushqimi. Ushqimi duhet të jetë i ekuilibruar dhe i pasur me vitamina e minerale.
Portokalli dhe mandarina, janë dy nga frutat më të përdorur gjatë këtyre periudhave, për shkak se përmbajnë një sasi të latë të vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitaminë, prandaj konsumimi i produkteve, që kanë këtë vitaminë është i domosdoshëm.
Të dy këta fruta, janë shumë të pasur edhe me minerale dhe antioksidantë, të nevojshëm për luftimin dhe parandalimin e virozave. Mirëpo cili nga këta fruta është më i pasur me vitamina, tregojnë ekspertët e agroweb.
Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:
53 kalori.
13.3 gramë karbohidrate.
14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A.
44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.
5% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Në të njëjtën sasi të portokalleve, ju mund t’i merrni:
47 kalori.
11.7 gramë karbohidrate.
4% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A.
89% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.
5% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.
Rrjedhimisht kuptojmë se portokallet japin gati dyfishin e vitaminës C, në krahasim me mandarinat. Prandaj për luftimin sa më efikas të virozave, ju rekomandojmë që të hani sa më shumë portokalle. /Gazeta Express