Lajme
“Pr eva këmbën nga diabeti”/ Nëna e dy fëmijëve rrëfen situatën e saj të vështirë: Tjetra vje ll gj ak (Video)
Nëna e dy fëmijëve, Landa Zeneli rrëfeu në emisionin “Historia ime” situatën e vështirë ekonomike dhe shëndetësore që ajo dhe familja e saj janë duke përballuar.
Landa tregoi se para 3 vitesh kuptoi se vu ante nga diabeti, por për shkak të vështirësive ekonomike nuk u kujdes për shëndetin e saj dhe si pas ojë sëm undja u agravua. Ajo u detyrua të pr iste këmbën për shkak të diabetit, por në studio tregoi se ka probleme edhe me këmbën tjetër.
Edhe bashkëshorti i saj ka probleme shëndetësore dhe janë dy fëmijët që kujdesen për ta. Djali është vetëm 14 vjeç dhe është detyruar të braktisë shkollën.
Mirela Milori: Ndërkohë ty të shfaqen shenjat e para të diabetit, kur?
Landa Zeneli: Se mbaj mend, para 3 vjetësh mu shfaq diabeti, kam pr erë këmbën. Shiko si më është bërë dhe tjetra, të dy duart edhe krahu, më janë bërë të gjitha si mos më keq. Jam me insulina, bëj 24 copë në muaj.
Po çfarë shenjash?
Landa Zeneli: Po nga gishti, se këtë këmbën e kam patur sakate. Nga fukarallëku që vuaja, nuk i rashë shëndetit mbrapa, se s’kisha, vu aja jashtëzakonisht nga gjendja ekonomike, pa ngrënë, pa pirë, pa bukë, si mos më keq. U ac arua gjendja ime derisa pr eva këmbën nga diabeti, tani është bërë tjetra, vje ll gj ak, si mos më keq, e paralizuar jam.
Po djali?
Landa Zeneli: Ai është 14 vjeç!
Si quhet?
Landa Zeneli: Ervin Zeneli!
Më fol pak për Ervinin!
Landa Zeneli: Ervini vazhdoi shkollën, nga gjendja ekonomike e la. Tani që u shfaq kjo gjendja ime është e pamundur, se gjendja ime sa vjen dhe ac arohet dhe nuk mundet dot. E kam hequr dhe djalin tani, mbas meje, si mos më keq.
Pra ai e ka lënë shkollën?
Landa Zeneli: Po, e ka lënë!
E ka lenë shkollën se kujdeset për ty?
Landa Zeneli: Po për mua dhe për të atin!/tvklan.al