Lajme
Pranë tru pave të nënës e fëmijëve u gjet një shishe me he lm, detaje sho kuese nga tra gjedia në Bulqizë
14 shkurti do të shenjonte një tr.agjedi në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj do të h.umbnin jetën, e ndërsa vajza tjetër do të dërgohej në gjendje të rë.ndë për ndihmë mjekësore në spital (aktualisht është jashtë rrezikut për jetën).
Dy ditë pas ngjarjes një fjalë, ende nuk ka një deklaratë përfundimtare rreth vd ekjes së tre pjesëtarë të familjes Tolaj, nënës 45-vjeçare, Rajmonda dhe dy fëmijëve Rudina dhe Fatjoni, ndërkohë që pista kryesore është he.lmimi.
Teksa mbetet për t’u zbuluar nëse bëhet fjalë për he.lmim nga rrjedhja e gazit apo nga ushqimi/diçka tjetër, Top Channel mëson detaje të reja rreth ndarjes nga jeta të vi.ktimave.
Burime konfidenciale të policisë deklarojnë për Top Channel se në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, përveç ushqimeve është gjetur një shishe me h.elm që përdoret në bujqësi, kryesisht për mbrojtjen e patates, gjatë mbjelljes së saj. Shishja me he.lm është dërguar për ekspertizë.
Mësohet se trupi i vi.ktimave, saktësisht nënës, vajzës dhe djalit janë gjetur në dysheme në pozicione të ndryshme nga njëri-tjetri, me shkumë në gojë që të jep përshtypjen e he.lmimit. Ndërkohë vajza që ka shp.ëtuar është gjetur në një krevat ngjitur te muri, pa mundur të komunikonte dot.
Mësohet se ka qenë kunata ajo që i ka gjetur rreth orës 10 të paradites , ku më pas ka kërkuar ndihmë. Mostra të ushqimit, gja.kur të vik timave, dhe shishja në fjalë janë dërguar për ekspertizë në Tiranë.
Një burim tjetër ka thënë për Top Channel se ata kishin qenë te kunata për darkë deri në orën 22:00 dhe të nesërmen janë gjetur të paj.etë.