Lajme

Prej muajsh pa paga e në borxhe, thirrja e naftëtarit: Duam lekët, jo politikë

Posted on

Prej disa ditësh disa naftëtarë janë në grevë urie, kurse të tjerët janë ngritur në protestë. Ata mbajnë një shirit në shenjë nderimi për kolegun e tyre Artan Voshtina, i cili ndë rroi je të dy ditë më parë.

Ata thonë se nuk do të ndalen derisa të marrin atë që u takon. Raportohet se njëri prej tyre nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spital.

E ditur bëhet se ai është Pirro Hoxhara. Edhe gratë e Unzinës së Ballshit kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie. Njëri prej naftëtarëve ka bërë këtë thirrje. Ai ka thënë:

Duam lekët, jo politikë. Politika nuk na intereson fare.
Naftëtarët thonë se nuk do ta ndalen derisa të marrin atë që u takon. Këta naftëtarë kanë refuzuar të tërheqin nga llogaria bankare pagën e një muaji të depozituar ditën e sotme.

Naftëtarët janë shprehur se nuk do të tërhiqen derisa të marrin të gjitha pagat që u takojnë. Edhe përfaqësuesi i tyre Sokol Duataj ka thënë se ata nuk do t’ia hapi telefonin askujt nëse nuk u kalojnë pagat.

Nga ata kërkohen që t’u kalohen të gjitha pagat sepse janë me borxhe deri në fyt.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte