Lajme
Prekëse/ E braktisi para 48 vitesh, nëna takon e penduar të birin
Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” një nënë ka takuar pas 48 vitesh të birin. Kujtimi i kishte shkruar redaksisë së programit për të mundësuar për herë të parë një takim me nënën biologjike.
Para 48-vitesh mamaja e tij, e detyruar nga rrethanat edhe nga mentaliteti i njerëzve, e kishte lënë Kujtimin në spitalin ku kishte lindur.
Kujtimi e kishte kërkuar nënën e tij biologjike për vite të tëra, por pa rezultat. Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Kujtimit dhe ajo e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio.
Nëna e Kujtimit e penduar dhe e përlotur në studio rrëfeu se edhe ajo e kishte kërkuar djalin e saj.
“Të kam thirrur këtu për të të falënderuar që më solle në jetë. Nuk kam pasur kurrë qëllim që të të paragjykoj, thjesht doja të dija prejardhjen time e të të takoja ty!”, ishte mesazhi i Kujtimit për nënën e tij.
Pas shumë momentesh emocionuese nënë e bir u takuan për herë të parë.
Burimi: top-channel.tv