Lajme

Premtimet i mori era, Bashkia harron banorët: Pallati është bërë copë, ka të çara!

Posted on

Bashkia e Tiranës mesa duket i ka harruar premtimet ndaj banorëve të prekur nga tërmeti, ku pallatet e tyre kanë pësuar dëme të shumta. Fjalët i mori era, pasi asnjë ekspert nuk ka shkuar për të kontrolluar pallatin.

Kështu shprehen banorët, të cilët tregojnë se kanë frikë të flenë në apartamentet e tyre.

Njëri prej tyre thotë:

Nuk kanë ardhur ekspertët. Le të vinë ta shikojnë jetohet apo jo. Ose ta prishin ose ta rregullojnë.
Por sa të rrezikuar janë banorët e këtij pallati, të cilët vijojnë të jetojnë ende aty? Ata thonë se pallati është bërë copë, pasi ka shumë të çara.

Një tjetër shprehet:

Nuk rrimë dot, po bëri ndonjë çikë kërc ikim me vrap.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte