Lajme

Priste ta humbte natën e parë të martesës, 23-vjeçarja zbulon se nuk mund ta bënte dot..

Posted on

Një grua që priste të humbte vir.gj.ërinë e saj pas martesës, zbuloi që ajo nuk mund të kryente dot marrëdhënie int.ime.

23-vjeçarja, Stephanie Muller, e ruajti “nderin” e saj deri në natën e parë të martesës, pasi nuk donte të flinte në shtrat vetëm me mashkullin që do të bëhej burri i saj.

Ajo mësoi se vuante nga një gjendje e rrallë, që i krijonte dhimbje të tm.errshme, duke e bërë të mundur kryerjen e aktit intim.

E reja, e cila u rrit në një familje të krishterë dhe punon si punonjëse sociale, u njoh me burrin e saj, 31-vjeçarin, Andrew, në vitin 2013, në kishën e tyre lokale në New York.

Ata u lidhën bashkë në vitin 2015, ndërsa pas dy vitesh vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre.

Çifti u martua dhe vendosën të kryenin aktin intim në muajin e tyre të mjaltit.

Mirëpo, kur u përpoqën, interkursi se/ks/ual ishte shumë i vështirë dhe Stephanie mori një infeksion kërpudhor “maja”, i cili i shkaktonte dhimbje të mëdha.

Ajo mori medikamente për ta trajtuar infeksionin, por ato nuk funksionuan, ndërsa infeksioni zgjati për disa muaj.

Kur u shërua nga infeksioni, ajo mendoi se do të ishte në gjendje ta bente me burrin e saj, por sërish ishte e pamundur.

Ajo filloi të shqetësoi, pasi dhimbja e saj ishte mjaft e rëndë dhe vendosi të shkonte tek një mjek gjinekolog në janar të 2018/

23-vjeçarja u diagnostikua me “va.ginismus”, një tkurrje e pavullnetshme e muskujve rreth organit gjenital femër, që e bën kryerjen e marrëdhënieve shumë të dhimbshme, ose të pamundur.

Ajo bëri disa kërkime mbi mënyrat se si mund të trajtohet “va.ginismus” dhe zbuloi përdorimin e terapisë së legenit, gjithashtu bleu dhe një set holluesish.

Megjithatë, gjendja e saj u kurua vetëm pas trajtimit në Qendrën e Terapisë së Grave në Plainview, New York.

Stephanie dhe Andrew shkuan në takimin e parë të këshillimit në Janar 2019 dhe filluan trajtimin në Mars.

Që nga diagnostikimi i “vaginismus”, ajo është ndier e turpëruar që nuk ishte në gjendje ta bënte me burrin e saj, duke thënë se mungesa e intimitetit të tyre e bëri atë të ndjehej sikur jetonte me një “shok dhome”.

Ajo tha:

Të kesh va.ginismus është një peshë e rëndë, dhe ajo që e bën shumë të vështirë është izolimi dhe turpi që të shkakton. Ndihesha vërtet e turpëruar, e thyer dhe nuk mund të flisja për këtë me askënd. Kjo gjë më ka shkaktuar hidhërimin dhe trishtimin më të madh në jetën time.
E reja tregoi se burri i saj e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, duke e siguruar atë se ai e do dhe nuk do ta braktisë kurrë, edhe nëse “vag.inismus” nuk do të shërohet.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte