Lajme
Pritje e jashtëzakonshme me tupanë: Aktorët kalojnë në tapetin e kuq
Këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve po mbahet premiera e filmit të shumëpritur nga Ermal Mamaqi “I love Tropoja”. Filmi është padyshim eventi më i madh i vitit që ka mbledhur së bashku Vip-a, biznesmenë, artistë dhe influencers.
Kastit të mrekullueshëm të aktorëve iu është bërë një pritje e veçantë me tupanë (siç mund ta shihni në videon e mëposhtme). Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Mariana Kondi, Bruno Shllaku, Behar Mera, Pranvera Veizi, Bujar Asqeriu, Jul Deda, Irgen Çela, Enca, Joeli e shumë të tjerë, kanë shkëlqyer me dukjen në ditën e suksesit të tyre, teksa kanë ecur në tapetin e kuq.
View this post on InstagramAktorët e "I love Tropoja" kalojnë në tapetin e kuq, shoqëruar nga tupanët ?
A post shared by Xing.al (@xing.al) on