Lajme

Pronari shpërblen këndshëm punonjësit që nuk pinë duhan, shtyhen edhe të tjerët të lënë cigaren

Posted on

Katër ditë shtesë pushim në vit është shpërblimi që morën disa punonjës që nuk pinin duhan. Ky është vendimi që mori Don Bryden, i cili zbuloi se disa punëtore bënin një orë në ditë pushim duke pirë cigare.

Për këtë arsye, ai mori vendimin që të shpërblente jo-duhanpirësit të cilët qëndronin në zyrë duke vazhduar me punën e tyre. Don Bryden drejton firmën logjistike KCJ Training and Solutions Solutions në Stratton, Wiltshire.

Employees looking for the extra holiday will have to have ceased smoking for more than a year

Ai vitin e ri e nisi me një një politikë të re radikale në kompaninë e tij.

Drejtuesi i sukesesshëm u shpreh:

Ata pinë 4,5 ose 10 cigare në ditë dhe marrin nga 10 minuta kohë për të pirë një cigare. Gjatë këtyre pushimeve punonjësit e tjerë që nuk pinë duhan janë të gjithë në punë. Kështu që mendova se ata duhet të kompensohen Pashë në mediat sociale një sugjerim kur thuhej se punonjësit që nuk pinë duhan duhet të kenë edhe katër ditë pushim ekstra. Kështu që vendosa ta zbatoj”.
Don shtoi se kjo mund të funksionojë që punonjësit e tjerë të lënë duhanin për të marrë edhe ata ditët e ekstra të pushimit.

Ai përfundoi duke u shpehur:

Çuditërisht, kur bëra njoftimin disa nga punëtorët thanë se edhe ata nuk do të pinë duhan më, por nuk e di a do të funksionojë. Nëse heqin dorë nga pirja e duhanit për 12 muaj, do t’u jap edhe katër ditë shtesë”.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte