Lajme
“Pse bëhesh mendjemadhe dhe nuk flet”, Era Rusi tregon si e ngatërruan me Olta Gixharin
Këngëtarja Era Rusi ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e saj private.
Era tregoi se shpesh e ngatërrojnë me Olta Gixhari, për shkak të ngjashmërisë fizike që ka aktoren.
Ajo tregoi një rast ku një person, e ka ngatërruar me Oltën në një kafe.
Këngëtarja tha se një person që e njihte i kishte shkruar “pse bën mendjemadhen dhe nuk flet”, po në të vërtetë në kafe kishte qenë Olta Gixhari dhe jo ajo.
Biseda:
Rudina Dembacaj: A të kanë ngatërruar ndonjëherë me Olta Gixharin ?
Era Rusi: Po më kanë ngatarruar shumë herë me Oltën. Njëherë në një bar, unë nuk isha fare, por siç duket ishte një person që më njihte mua dhe më shkruan: “Pse bën si mendjemadhe dhe nuk flet”, ndërkohë nuk isha unë po ishte Olta .
Rudina Dembacaj: A njihesh me Olta Gixharin?
Era Rusi: Po njihem me Oltën, kemi bërë bashkë dhe një set fotosh po nuk i kemi nxjerrë nuk e di pse.