Lajme
Punëtori i ndërtimit i thyen rekordin botëror Usain Bolt
Një punëtor ndërtimi indian ka thyer rekordin botëror 100 metër të kampionit, Usain Bolt duke vrapuar në distancën prej 100 metrash në vetëm 9.55 sekonda.
Sigurisht, ky nuk është një event nga Atletika Botërore, por është një garë e zhvilluar në një kanal me ujë, ku garuesi tërhiqet nga dy buaj teksa është duke vrapuar.
Srinivasa Gowda, është 28 vjeç dhe është një punëtor ndërtimi nga Karnataka, India e Jugut ku edhe ka marrë pjesë në garën sportive të Kambala ku njerëzit vrapojnë në një rrugë të ngushtë dhe me një gjatësi jo më shumë se 100 metër nëpër fushat e orizit ndërsa mbahen të lidhur nga dy buaj.
Kjo arritje e sportistit mund të jetë vetëm fillimi për të. Ai thuhet se është thirrur për prova kombëtare pas performancës së tij dhe është duartrokitur shumë.
Gowda i tha Asia News International:
Njerëzit janë duke më krahasuar me Usain Bolt. Ai është një kampion botëror. Unë thjesht kam vrapuar në një fushë orizi.”
Fotografitë e garës të Gowda-s u shpërndanë në internet nga ministri indian, Kiren Rijiu, i cili premtoi se do të marrë trajnerët më të mirë që të trajnojnë superyllin e tyre të ri.
Marrë nga: Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania