Lajme
Qeni pret çdo ditë me padurim të përqafojë postierin e tij të preferuar
Ndonjëherë mund të mendoni se qentë dhe postieri nuk kanë një ma rrëdhënie të mirë. Të paktën kjo është ideja që kanë krijuar një numër i madh njerëzish, por jo gjithmonë është kështu.
Imagjinoni të keni një qen në shtëpi, i cili vrapon menjëherë pas postierit, i cili ju sjell gazetën çdo mëngjes, apo ndonjë letër që ju duhet. Mund të jenë miq të mirë apo jo?
Një marrëdh ënie të tillë ka edhe një postier në Grand Rapids, Michigan, me qenin e një familjeje. Ky i fundit e pret me dëshirë çdo ditë që ta përqafojë.
Moose është një qenush i raës Golden Retriever, rreth një veç e gjysmë. Ai ka krijuar një ma rrëdh ënie të veçantë me një prej postierëve që u sjell letra në shtëpi.
Gjithë historia nisi një ditë, teksa kamioni i postës po i afrohej banesës ku jeton Moose. Qeni nguli këmbë dhe nxitoi të dilte nga dera e shtëpisë e të shikonte kamionin, por edhe personat që ndodheshin brenda tij.
Teksa postieri doli jashtë mjetit dhe iu afrua qenit, Moose u ul në tokë dhe lëvizte bishtin, i lumtur. Ndërsa postieri iu afrua aq sa duhej, qeni iu hodh në krahë dhe e përqafoi paksa i turpëruar.
Pronari i Mooze, Meghan Gruszynski, tha për “The Dodo”, se ky ishte një moment shumë i ëmbël dhe se ai e adhuroi sjelljen e qenushit të tij. Tani, sa herë që postieri vjen në shtëpinë e tyre për të sjellë ndonjë letër, ai sigurohet që të përqafojë dhe të luajë mirë meqenin, përpara se të largohet.
Edhe Moose e pret me qejfin më të madh këtë postier të veçantë, për t’u argëtuar të dy bashkë.
Qeni pret çdo ditë me padurim të përqafojë postierin e tij të preferuar on Vidnews.