Lajme

Qeveria Rama: Të prekurit nga tërmeti s’do jenë vetëm, i moshuari: Pa bukë jemi

Posted on

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë mbetën në rrugë të madhe, pasi shtëpitë u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.

Shumë prej tyre në këto ditë të vështira prej koronavirusit janë duke jetuar në mjerim. E tillë është edhe historia e banorëve të fshatit Zhejë të Kurbinit.

Ata thonë se janë lënë në mëshirë dhe se askush nuk ua ka dhënë ndihmë në këto ditë të vështira. Shumica prej tyre vazhdojnë të jetojnë në çadra.

Ndërsa disa të tjerë janë duke jetuar në shtëpitë e shkatërruara. Një burrë i moshuar ka thënë:

Pa bukë dhe asgjë brenda. Asnjë ndihmë, nuk ka pyetur kush për ne.‘’
Këta banorë thonë se nuk e dinë se si do u shkojë halli, pasi janë duke vuajtur për bukën e gojës dhe janë lënë totalisht në mëshirë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte