Lajme

Qytetari filmon objektin e pazakontë gjatë tërmetit: S’e kuptova çfarë ishte

Posted on

Mbrëmjen e të premtes, qyteti i Durrësit u shkund nga një tjetër lëkundje tërmeti.
Sipas IGJEUM, lëkundja ishte me magnitudë 4.0, ndërsa epiqendra e goditjes ishte në fshatin Safetaj të Durrësit.

Tre net më parë një tjetër lëkundje e fortë u ndje në Durrës e Tiranë, e cila ishte me magnitudë 4.9, duke shkaktuar jo pak frikë dhe panik tek qytetarët.

Së fundmi, një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, për të cilën shprehet se është filmuar gjatë tërmetit.

Qytetarja thotë se ka mundur të filmojë një objekt të paidentifikuar në qiell pak pas rënies së tërmetit të mbrëmjes së 31 janarit.

Ajo thekson se objekti misterioz ngjan me një “top të zjarrtë, që hapet dhe mbyllet”, por nuk ka mundur dot ta identifikojë se çfarë mund të ketë qenë.

Mesazhi i plotë:
Pershendetje joq! Nderkohe nje objekt i pa identifikuar ne qiell gjat renies se termetit. Video eshte filmuar ne lagjen 17. Sic e shifni nje objekt i pa identifukuar pak pas termetit hapet e mbyllet ne form zjarri . Shume cuditshme.”
Kujtojmë këtu se mbrëmjen e 16 janarit, të tjera objekte të çuditshme u filmuan mbi qiellin e Durrësit, të cilat alarmuan jo pak banorët e qytetit bregdetar.

Objektet lëviznin në vijë të drejtë pranë njëri-tjetrit, në drejtim të Tiranës, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që dërguan video në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreheshin të shqetësuar mbi origjinën e këtyre objekteve fluturuese. Madje, një prej qytetarëve kaluan mbi 100 të tillë mbi qiellin e Durrësit.
Mendohet se objektet janë satelitë të SpaceX, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme:

Qytetari filmon objektin e pazakontë gjatë tërmetit: S’e kuptova çfarë ishte on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte