Lajme
Qytetari ngre alarmin: Ekstremistët grekë bëjnë xhiro me uniforma ushtarake në Gjirokastër!
Prej disa ditësh, në zonën e Dropullit në Gjirokastër, janë parë persona të dyshimtë, të cilët vijnë rrotull me uniforma ushtarake greke.
Lajmi është bërë i ditur nga një banor i zonës, i cili ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania foto të një personi, i cili lëviz i lirë në territorin shqiptar, i veshur me uniformën e ushtrisë helene.
Sipas qytetarit, personi në fjalë është ekstremist grek, ndërsa shton se bluzën që ai mban veshur, e kishte veshur edhe Kostandinos Kaçifas, i cili u v ra gjatë shkëmbimit me ar më zjarri me forcat RENEA disa muaj më parë, pasi qël loi ndaj një automjeti policie në fshatin Bularat.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të ndërhyjë, pasi ekstemistët grekë janë kr iminelë, që po cënojnë sigurinë e shqiptarëve që jetojnë zonën e Dropullit.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje joq! Grupe extremiste greke bejne xhiro ne dropull me uniforma ushtarake greke. I bej thirje edi rames qe dje theshte do i zhdukim kr imeinelet po keta persona qe bejne xhiro me uniforma ushtarake greke duke rezikuar shqiperine edi rama pse i le po vetem shqiptaret jane kr iminele. Kete bluze qe ka veshur ky kishte veshur edhe kacifa ne diten qe qe lloi me ar me. Deri tani ska pas asnje reagim nga shteti shqiptar. Para pak ditesh ne fshatin dropull keta ekstremiste erdhen edhe tokojne njerzit e kacifas duke veshur uniforma ushtarake. Flm”