CoVid-19

Rama: Ju flas nga zyra, tani hyjmë në fazën e “shpërthimit”

Posted on

Kreu i qeverisë Edi Rama në një dalje të radhës në komunikim me publikun nga zyra e tij, ka bërë sërish thirrje për kujdes dhe mosthyerjen e rregullave të karantinës.

Rama kërkon vigjilencë të shtuar për të gjithë qytetarët dhe të gjithë personat që shkojnë në punë, duke u kërkuar që të mos prekin njeri dhe të mbajnë distancë, si dhe të lajnë duart pas çdo gjëje që prekin.

Rama u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës teksa i kanë kërkuar që të mos rrijë në shtëpi por të dalë në zyrë.

Ai thotë se “ata duhet ta qepin gojën” dhe ai ka për detyrë të japë mesazhe dhe të japë shembull, ndërsa shtoi se gjatë gjithë javës punon në zyrë dhe se në fundjavë mbyllet në shtëpi.

“Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia mos rri në bunker, nuk i përkas racës së keqe të atyre që thonë bëni si them unë dhe mos bëni çfarë bëjë unë. Kush e ka harruar kohën e tërmetit kur as xhupin nuk ndërroja, ta kujtojë.

Trimëria është të rrish mbyllur dhe jo të bësh karshillëqe se detyra ime është të jap shembuj.

Këto janë shërbime që i bëhen armikut.

Kjo është një javë zjarri dhe hyjmë në fazën më dramatike të luftës, ku duhet të bëjmë çmos të gjithë bashkë, për të ulur sa të jetë e mundur humbjet e jetëve dhe vuajtjet e mëdha që sjell ky armik i egër!”.

Sakaq Rama shton se kemi hyrë në javën intensive të “shpërthimit të bombave”, duke paralajmëruar shtim të rasteve.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte