CoVid-19

Rama: Më ra për pjesë të bëj babanë e rreptë! Pse ju mendoni se më pëlqen mua t’ju mbyll në shtëpi?

Posted on

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sot qytetarëve me shumë pyetje, për të gjitha kritikat që bëhen sa i takon masave të marrë për situatën e koronavirusit.

Shefi i qeverisë e ka krahasuar veten me babain në çdo familje që “kur shkul veshin të do të keqen apo s’të do si dritën e syve?”

“Unë bëj rolin babait, po si mendoni se mua më pëlqejnë këto masa shtrënguese, që të na bien financat. Pse ju mendoni se më pëlqen mua t’ju mbyll në shtëpi, të mbyll shkollat apo të merrem nga mëngjesi deri në darkë me ju dhe t’ju lodh.

Nuk ilaç tjetër veç mbylljes brenda nga kjo mortje, ça kërkoni ju nga unë, që ta shkrij arkën e shtetit , tju them dilni, që nesër të përfundojmë në një gropë të zezë?

Tani më ra mua roli i atij babait të rreptë, iluzionet mund të vrasin njerëz, pse nuk doni ta kuptoni se ky shtet as dhe një shtet tjerë duhet të garantojë jetën e secilit në këtë luftë jo të kundërtën.

Për çfarë vdekjesh nga uria flasin disa, kur në fakt nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë. Pse nuk doni ta kuptoni se kjo është një luftë.
Sepse ne nuk e sulmojmë dot armikun por vetëm mund të mbrohemi prej tij.

Nëse Italia s’ua mbush dot mendjen , pyesni të tjerët se sa qese apo euro e dollarë po marrin nga shteti, pyetini, pse nuk doni ju ta besoni që ne po bëjmë sa kemi mundësi.

Ankoheni dhe shani për pensionistët se s’dinë të aplikojnë online. Çfarë doni t’ju them bravo. Unë ju ka më thënë që pensionistët nuk aplikojnë se s’ju lejohet të dalin nga shtëpia.

Të vetmuarit do i ndihmojmë derë me derë. Ky që jam me të mirat dhe të këqijat do vazhdoj të bëj që kjo luftë të mos përfundojë me qindra dhe mijëra të vdekur. Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot, ashtu nuk do ju le në mëshirë të fatit ata që po presin të hyjnë në shtëpitë e reja. Ju thash që do ju ndihmoj më pagën e luftës ata që u është mbyllur biznesi. U thash që do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike”, tha Rama.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte