Lajme
Razma, kjo bukuri e akullt e veriut të Shqipërisë (FOTO)
Razma është një ndër pikat turistike më të bukura të Shqipërisë. Ajo ndodhet në afërsi të qytetit të Shkodrës.
Ndodhet në komunën e Shkrelit, në një distancë 43 km larg qytetit dhe 65 km larg bregdetit të Velipojës. Zhvillimi i turizmit malor veror dhe dimëror është gjithnjë e më i përhapur në Razëm.
Historikisht kjo zonë ka qenë bjeshka për veriun e zonës përreth fshatit Vrith dhe është shfrytëzuar edhe nga shumë tregtarë nga qyteti i Shkodrës.
Është një nga vendet e bukura malore të Shqipërisë e cila është zbuluar që në shek. XIX nga të huajt.