Lajme

Receta më e mirë për ilaç kundër kollës: Pesë arsye që patjetër duhet t’i keni në shtëpi fletë dafine

Posted on

Fletët e dafinës janë mëlmesa e pashmangshme e çdo gjelle dhe ka forcë të pabesueshme shëruese e cila do t’ju shpëtojë nga ftohja e mërzitshme në stinën e dimrit

Në periudhën kur më shpesh gatuajmë bishtaja dhe ushqime të pasura të cilat na ngrohin, nuk bën të harrojmë mëlmesën e cila e plotëson në mënyrë të përsosur shijen e tyre: fleta e dafinës, transmeton Telegrafi.

Dafina është përdorur që nga kohët e lashta si mëlmesë, por edhe si ilaç për shkak të ndikimit të saj antiseptik dhe kundërinflamator.

Është e pasur me vitamina të grupit B, të cilat ndikojnë pozitivisht në metabolizëm dhe në statusin hormonal.
Dafina përmban edhe minerale të shumta: kalium, bakër, kalcium, selen, hekur, magnez dhe zink.

Në periudhat kur na pushtojnë virozat dhe kolla e shpeshtë, kjo mëlmesë mund të ndihmojë shumë.
Tri fletë të grira imët, qitni në 2,5 decilitra ujë dhe zieni dhjetë minuta. Hiqeni nga shporeti dhe mbajeni edhe dhjetë minuta të mbuluar me kapak dhe kullojeni.

Shtoni një lugë supe lëng limoni dhe dy lugë mjaltë. /Telegrafi/

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte