Ushqime
Receta për KROFNET më të shijshme që keni provuar
Përbërësit
500 ml qumësht i vakët.
pak tharm buke.
4 vezë.
3 luge sheqer.
1 luge kripë.
1 kg miell.
4 decilitra vaj.
Hapat
Përziejmë tharmin me pak qumësht të vakët dhe i hedhim pak sheqer e pak kripë nga masa që përmendem më lart
E lejmë 10 min deri sa të vie.Pastaj aty qesim edhe kripen dhe sheqerin tjetër dhe 4 t`kuqtë e vezëve
I perziejmë me dorë gradualisht duke e shtu miellin dhe duke i shtu të bardhat e vezëve një nga një
I perziejmë ashtu deri sa të formohet një brum i cili nuk të ngjitet për duar.Pastaj brumin e qesim në një enë dhe e mbulojmë e lëmë deri sa të vie.Kur të vie brumi e përziejmë me duar te lagura në ujë
Përsëri e lëmë të vie dhe kështu 2 apo 3 her e përsërisim këtë procedurë.Në fund e qesim mbi tavolinë i qesim pak miell dhe e tëhollojmë me tëhollues
Me gotë uji nxjerrim forma të rrumbullakta dhe i lëmë te mbuluara ashtu për gjysëm ore
Ngrohim vajin dhe krofnet fillimsht i rrotullojmë(ana që ka qenë përmbi e qesim ne vaj më së pari) dhe i qesim të fërgohen.Përmbi iu qesim sheqer pluhur,apo i mbushim me marmeladë ose eurokrem.