CoVid-19
Rekord në Durrës/ 12 raste të reja të infektuarish në 24 orë, 11 prej tyre të së njëjtës familje
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot një shtim të rasteve të të infektuarve me koronavirus në qytete të ndryshme të Shqipërisë ndërsa duket se emergjente situata paraqitet në qytetin e Durrësit.
Deri dje u raportuan 14 raste me të infektuar me koronavirus, ndërsa sot ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka shkuar në 26 numri i të prekurve në Durrës pra 12 raste më shumë se një ditë më parë.
Nga burimet bëhet me dije se 11 nga 12 personat e rezultuar pozitiv janë të së njëjtës familje por fatmirësisht janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Këta 11 persona të infektuar kanë lidhje me 71-vjeçarin e identifikuar dy ditë më parë. Ndërsa rasti i 12-të në 24 orët e fundit, është rast i ri.
Po ashtu harta e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, është zgjeruar më tej në Tiranë, Shkodër, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 129 raste
– Durrës 26 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 15 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste