Lajme
Rëndohet edhe më shumë bilanci, shkon në 107 numri i vik timave në Itali nga koronavirusi
Koronavirusi duket se po “pus hton” botën.
Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet italiane, numri i vik timave ka shkuar në 107, 2706 të infektuar, 276 të shëruar kurse pacientë me koronavirus nën kujdesin intensiv numërohen 295, raportojnë mediat italiane.
Nga të dhënat e Komisionerit për emergjencat Civile, Angelo Borrelli, në spitale ka më shumë se 1346 të shtruar me simptoma ndërsa 1065 janë në izolim në shtëpi.
Ndërkohë në Itali është marrë vendimi se shkollat dhe universitetet do të mbyllen deri në mes të muajit mars.
Shumë aktivitete, politike apo sportive, takime dhe udhëtime liderash janë anuluar për shkak të gjendjes së rënduar që paraqitet nga koronavirusi.