Lajme
Rey Manaj shënon golin e parë me Barcelonën, por del edhe me karton të kuq
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Barcelonës B.
Në minutën e 27’ Manaj ka kaluar në avantazh ekipin e tij, në ndeshjen me Prat në transfertë, me anë të një 11-metërshi.
Një mundësi e mirë kjo për të lënë gjurmë në fushën e lojës dhe për të shpresuar më pas për një debutim në ekipin A, nisur edhe nga ftesat e Setien në stërvitje dhe vëmendjen që ka treguar.
Megjithatë, lojtari është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë, pas një goditje ndaj kundërshtarit.
Sulmuesi 23-vjeçar që në debutimin e tij kundër Ejea tregoi se vendimi për t’iu bashkuar katalanasve ishte i duhuri duke qenë më i miri në fushë.