Lajme
Rikthehen shirat, si do të nisë java e re
Java do të nisë me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga dita e fundit e fundjavës.
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së hënë do të vijojë në kushte të paqëndrueshme ku territori shqiptar do të mbizotërohet nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e deborës do të ketë në zonat malore.
Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të motit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 16°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.