Lajme
Rikthehen tërmetet në Shqipëri, lëkundje të forta në verilindje të vendit
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në verilindje të vendit.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e lëkundjeve ka qenë 26 km në jugperëndim të Kukësit dhe 18 km në verilindje të Kurbneshit.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 13:38. Paraprakisht raportohet se thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 km.
Qytetarët kanë raportuar se lëkundjet ishin të forta, por zgjatën vetëm pak sekonda. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete në Maqedoninë e Veriut.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar ose dëme materiale.