Lajme
Rikthehet ‘Klanifornia’: Marina ka një surprizë dhe mezi po presim
Me datë 1 Shkurt spektakli i njohur i humorit ‘Klanifornia’ nën drejtimin e Marina Vjollcës, do të rikthehet sërish në ekran, me një sezon të ri. Përgatitjet kanë filluar dhe aktorët kanë publikuar vazhdimisht foto në rrjetet sociale.
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina, ka një surprizë për të gjithë, të cilën do ta zbulojë kur të nisë sezoni i ri. Këtë e ka bërë të ditur një ndër aktorët e ‘Klanifornias’, Julian Deda. Ai ka publikuar në Instagram një foto krahas Marinës dhe shkruan: “Marina tregoja njerëzve surprizën e sezonit të ri, mos i lër të presin deri në 1 shkurt”. “O Jul, o i poshtër”- ia ka kthyer moderatorja, pa zbuluar se për ç’surprize bëhet fjalë.
Nga postimi i Julit, ka lindur kureshtja dhe aludimet te fansat, të cilët mendojnë se dyshja do të prezantojnë se bashku spektaklin. Mirëpo përderisa Marina nuk ka zbuluar gjë, mbeten thjesht aludime dhe duhet të presim datën 1 Shkurt për ta zbuluar.