Lajme
Robert Berisha kërkon falje publike për deklaratën e bujshme
Deklarata e Robert Berishës, në një intervistë për “Prive”, ngjalli reagime të forta pak javë më parë. Roberti shprehej se është normale që një burrë të mbajë dashnore dhe këshillonte gratë të mos bëjnë gabime.
I ftuar sot në “Wake Up”, Roberti kërkoi falje publike duke pranuar se pa dashur i ka ofenduar të gjitha femrat.
“Dua të kërkoj falje për të gjitha ato gra, nëna, motra shqiptare që janë prekur. Nuk e njohin Robertin dhe ajo deklaratë u keqinterpretua. Nëse unë kam ofenduar, kam lënduar mamin tim, mamin e Renees dhe të gjitha ato femra që i kam në familje”, u shpreh Roberti.
Këngëtari shtoi se dashnore nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë. Nëse do të ketë një femër pranë vetes, do ta bëjë publike.