Lajme
Romeo flet per herë të parë për ndarjen nga Jonida dhe tregon arsyen
Romeo ka folur për herë të parë për ndarjen nga Jonida, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Thumb”. Aktori pranoi se është beqar dhe nuk janë aspak të vërteta lajmet që është lidhur me Sara Kolamin apo me Fifin apo me Xheisarën.
Romeo u shpreh se nuk e ka mohuar asnjëherë lidhjen me Jonidën dhe fakti që ka heshtur tregon se e ka pohuar që ata ishin bashkë.
Lidhur me arsyen e ndarjes, Romeo u shpreh: “Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më”.
Në fund Romeo tregoi se ai dhe Jonida kanë mbetur miq.