Lajme
Rreziku nga koronavirusi, ambasadori shqiptar flet hapur: Ikni me lekët tuaja nga Kina, s’kemi fonde për bileta
Rez iku nga koronavirusi, që ka mbërthyer Kinën dhe po përhapet me shpejtësi dhe në shtete të tjera të botës sa vjen edhe po bëhet më i madh.
Deri më tani raportohen 81 të vde kur dhe qindra persona të infektuar.
Rre ziku i madh ka bërë që shumë shtetas të huaj të marrin avionin dhe të largohen për në vendet e tyre. Këta e ka bërë edhe Amerika, ku shtetasve amerikanë i janë ofruar bileta avioni për tu larguar nga Kina.
E ndërsa amerikanët presin evakuimin, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, duke raportuar nga Pekini me një maskë mbrojtëse, u bën apel familjeve të studentëve që banojnë në Ëuhan, që të bëjnë sakrificë dhe të tërheqin fëmijët e tyre, sepse ambasada nuk ka fonde për të blerë biletat.
Ambasadori deklaroi:
I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh”
Është qesharake që Ministria e Jashtme nuk ofron financim lëvizjesh as për diplomatët, aq më tepër në një situatë alarmante.