Lajme
Rritja e çmimit të maskave kundër koronavirusit, Prokuroria e Milanos nis hetimet
Prokuroria e Milanos ka nisur hetimet për rritjen e çmimit të maskave dhe dizinfektuesve në Itali, pas shpërthimit të koronavirusit në vend.
Sipas mediave italiane, organi i akuzës dyshon se disa persona po blejnë maska dhe dizifenktues dhe i shesin me çmime disa herë më të larta online.
Vepra penale “manovra spekulative të mallrave” parashikon burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe gjobë nga 516 deri në 25 mijë euro.
Maskat kirurgjikale mund të gjenden lehtësisht në internet, por që prej ditës që në Itali u raportuan rastet e para me koronavirus, çmimet e tyre janë rritur në mënyrë stratosferike.
Çmimet normale të këtyre maskave janë rreth 8 euro, por tregun online çmimi i tyre ka arritur në 69 euro. Këto maska reklamohen si mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ndërkohë vlen të theksohet se dhe në Shqipëri është rritur ndjeshëm çmimi i maskave kirurgjikale, jo online, por nga vetë farmacitë, ku qytetarë të shumtë e kanë denoncuar këtë fakt në redaksinë e JOQ Albania.
Deri më tani në vendin tonë nuk është marrë asnjë masë mbi rritjen e çmimeve të maskave.
Burimi: Corriere|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania