Lajme
Rudina bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, flet ish-bashkëshorti: Një grua…
Rudina Dembacaj prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për jetën private dhe pak ditë më parë artistja bëri publike lidhjen e re me ish-deputetin Mark Frroku. Rudina tregoi se është shumë e lumtur krah Markut dhe uroi një vit të ri plot me dashuri. “Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes”, shkruante Rudina ndër të tjera.
Së fundmi ish-bashkëshorti i Rudinës, Aleksi ka bërë një postim që tërthorazi duket se i drejtohet artistes.
“Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë…pastaj një grua e vështirëson”, shkruhet në postimin e Aleksit.
Pavarësisht këtij postimi, Rudina ka treguar se pas ndarjes ruan një marrëdhënie të mirë me Aleksin.