Rozë
Sa shumë janë rritur, Xhemi Shehu fotografon dy djemtë e saj bashkë
Përpos një moderatore shumë e dashur për publikun dhe e suksesshme, Xhemi Shehu është edhe nënë shumë e përkushtuar ndaj dy djemve të saj, Martinit dhe Gabrielit. Me djalin e madh, Martinin, Xhemi ka postuar shpesh foto së fundmi, kurse djalin e vogël e ka mbajtur paksa të tërhequr nga publiku.
Mirëpo ditën e sotme Gabrieli feston ditëlindjen dhe Xhemi i ka ëmbëlsuar ditën ndjekësve me një foto shumë të bukur të të dy djemve.
Ata shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin dhe në sy bien tiparet e bukura që kanë marrë nga e ëma.
“I vogli u rrit. 5 vjeç. Jam e bekuar”, shkruan Xhemi.