Lajme
Sa vjeç është zemra juaj? Njihuni me faktorët që e dobësojnë atë para kohe dhe cili është regjimi më i mirë që duhet të mbani
Të dhënat e një viti më parë nga Instituti i Shëndetit Publik, treguan shifra alarmante në lidhje me numrin e të sëm urëve nga zemra. Në Shqipëri renditet si shkaku i parë i hu mbjes së parakohshme të je tës.
Po ju a jeni të rrez ikuar?
Një projekt i përbashkët i Universitetit të Bostonit dhe Institutit Amerikan Për Zemrën, do të hedhë në treg një pajisje që përllogarit moshën e saktë të zemrës. Ama jo vetëm moshën por edhe rre zikun që u kanoset nga s ëmundjet kardiovaskulare. Në përllogaritjen e këtij rre ziku përfshihen edhe mosha, historiku i familjes dhe stili i jetesës. Nuk përjashtohen edhe ushqyerja, aktiviteti fizik dhe duhanpirja. Nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të njerëzve të prekur nga këto sëmundje në Shqipëri, atëherë me siguri, zemra e shumë njerëzve është ‘e plakur’ para kohe.
Faktorët që Plakin Zemrën dhe ata që e Rinojnë atë
Ju mund të ndiheni të rinj në moshë, por nëse pini duhan, nëse nuk kryeni aktivitet fizik dhe nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, zemra juaj ka hyrë në moshën e tretë. Ekspertët thonë se përveç ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, ju mund të ulni faktorët e rre zikut duke: Ulur tensionin e gjakut. Përmirësuar nivelin e kolesterolit. Mirëmbajtur peshën. Kontrolluar nivelet e glukozës, sheqerit në gjak.
Regjimi Mesdhetar – Më i Miri për Zemrën
Ushqyerja mesdhetare është një regjim i shëndetshëm për zemrën. Nëse e keni të vështirë të ushqeheni shëndetshëm mund të ndërmerrni hapa të vogla: Hani perime në të paktën dy herë në ditë. Hani nga një frut në çdo vakt. Përfshini arrorët, si arra, bajame, lajthi e të tjera, nëpër sallata. Hani mish të kuq vetëm një herë në javë. Nga ana tjetër, duke kryer edhe aktivitet fizik, ju mund të jeni në rrugën e duhur për ta mbajtur zemrën të re dhe në formë. Në këtë mënyrë, mund të shmangni disa probleme dhe sëmundje kronike që jo vetëm ju vështirësojnë jetën, por edhe ju pengojnë të bëni një jetë të gjatë./AgroWeb